Sport Ndërkombëtar

Aubameyang – objektivi i ri i Chelseat

Aubameyang

Në janar zbarkoi në Barcelonë, por tashmë ka pranuar edhe një ofertë të re.

Pierre Emerick Aubamyeang është në radarin e Chelseat.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Chelsea tani po konsideron Pierre Emerick Aubameyang si sulmues të ri të mundshëm. Diskutimet kanë filluar tashmë nga ana e lojtarit, ende asnjë ofertë për Barcelonën.

Ai është një nga emrat në listën e Chelsea pas takimit për Sesko dhe objektiva të tjerë”, ka shkruar Romano.

33 vjeçari e zhvilloi një gjysmësezon fenomanal – me katalunasit.

Në 17-të ndeshje të zhvilluara në La Liga – ai realizoi 11-të gola dhe asistoi një herë.

Teksa, dy herë shënoi edhe në Europaligë./Shqip.com