Sport Ndërkombëtar

Atletico Madrid gati të ofrojë 50 milionë euro për lojtarin serb

Atletico Madrid

Atletico Madrid janë të interesuar për sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic, shkruan Shqip.com.

Kampionët aktual të Spanjës duan të mbrojnë titullin e LaLigës, andaj janë të gatshëm të afrojnë lojtarët më cilësor në treg.

Sipas raportimeve të fundit, “Los Colchoneros” po bëjnë gati ofertën prej 50 milionë euro për sulmuesin serb.

Dusan Vlahovic

Ditët në vijim, drejtuesit e Fiorentinës dhe përfaqësuesit e lojtarit do të takohet për të vlerësuar ofertën e skuadrës spanjolle.

Edicionin e kaluar, 21-vjeçari ka shënuar 21 gola në 31 ndeshje garuese për skuadrën italiane, shifra këto të një sulmuesi cilësor.

Vlahovic është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2018 kur u transferua nga Parizani i Beogradit./Shqip.com