Sport Ndërkombëtar

Atletët rus dhe bjellorus pezullohen nga garat e patinazhit

Unioni Ndërkombëtar i patinazhit të martën ka pezulluar atletët rusë dhe bjellorusë nga të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit në akull.

Sipas ISU atletët nga këto dy shtete do të ndalohen të marrin pjesë në kampionatet e ISU dhe ngjarje të tjera.

“Pas rekomandimit të IOC, për të mbrojtur integritetin e garave të patinazhit në akull dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në garat ndërkombëtare të patinazhit në akull, Këshilli ra dakord që asnjë patinator që i përkaet anëtarëve të ISU-së në Rusi dhe Bjellorusia nuk do të ftohen ose lejohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare të patinazhit në akull”, thuhet në njoftim.

Të hënën të gjitha klubet dhe përfaqësueset e Rusisë në futboll janë suspenduar nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një vendim tjetër.

Vendimi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit dhe Konfederatës Evropiane erdhi pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi largimin e sportistëve të Rusisë dhe Bjellorusisë nga garat ndërkombëtare./Shqip.com