Lajme

ATK nuk arrin t’i inkasoj 96 milionë euro borxhe, kryesisht nga ndërmarrjet publike

Asministrata Tatimore e Kosovës

Mbledhja e borxheve të vjetra po del të jetë sfidë për Administratën Tatimore të Kosovës.

Vetëm gjatë vitit 2021, ATK-së i janë grumbulluar 96 milionë euro borxhe.

Megjithatë, sipas përgjigjes së tyre për Zyrën Kombëtare të Auditimit, këto borxhe nuk janë nga bizneset por ndërmarrjet publike

“ATK nuk ka treguar efikasitet në mbledhjen e borxheve të vjetra apo në marrjen e ndonjë iniciative për të pastruar stokun e borxhit nga të gjitha borxhet e pa mbledhëshme. Kjo çështje mbetet sfidë edhe për të ardhmen pasi që vlera e tij në fund të vitit 2021 ishte rritur në 96,140,956 euro, krahasuar me vlerën e tij në 2020 që ishte 78,206,361euro. Sipas ATK-së rritja e stokut të borxhit të përgjithshëm është ndikuar nga borxhet e vjetra e të cilat vijnë kryesisht nga ndërmarrjet publik.”, thuhet në raport.

Për këtë, ZKA jep vërejtje se mund të ndikoj në përkeqësim të gjendjes.

“Niveli i ulët i arkëtimit të borxheve të vjetra rritë stokun e borxheve të akumuluara, të cilat me kalimin e kohës vjetërsohen dhe shndërrohen në borxhe të këqija dhe të pambledhëshme”.

Si rezultat, ZKA kërkon  nga drejtori i ATK-së që të siguroj se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të inkasimit të borxheve.