Lajme

ATK-ja reagon pasi Gastronomët kërcënuan me largimin e arkave

Ilustrim

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se çdo kompani që nuk lëshon kupon fiskal do të ndëshkohet.

“Vlera e gjobës mund të jetë nga 125 deri në 1 mijë euro, varësisht nga niveli i qarkullimit të biznesit për periudhën përkatëse”, ka deklaruar Murtezaj.

Ky reagim i tij vjen pasi Shoqata e Gastronomëve ka paralajmëruar se “do të largojnë arkat fiskale nëse nuk ndihmohen”.

Lexo edhe:
Konjufca: Nuk jam optimist se marrëveshja përfundimtare me Serbinë arrihet pa u prekur Kushtetuta e Kosovës

“Çdo veprimtari që ndalohet duhet të ndihma ekonomike ose subvencionim për paga, subvencionim të qerave në mënyrë që ne me i respektu këto masa”, tha Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomisë.

Për shkak të masave anti-COVID, është limituar orari i gastronomisë deri në ora 21:30.

Por, përpos kësaj edhe gjatë ditës lokalet mund të punojnë vetëm përmes hapësirës së jashtme. /Shqip.com