Ekonomi

ATK: Bizneset online janë të obliguar të lëshojnë kuponë fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se tatimpaguesit e bizneseve online se duhet të lëshojnë kuponë fiskalë.

“Kuponi fiskal është i obliguar të lëshohet edhe ne rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Printimi dhe dhënia e kuponit fiskal është e obliguar në momentin e regjistrimit të furnizimit në Pajisje Elektronike Fiskale”

Po ashtu më tutje është bërë e ditur se për të gjitha furnizimet e mallrave dhe/ose shërbimeve përmes internetit (online), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal apo faturë tatimore.

Lexo edhe:
A duhet të rikthehet rimbursimi i qytetarëve nga ATK-ja për mbledhjen e kuponëve fiskal?

“Për të gjitha furnizimet e mallrave dhe/ose shërbimeve përmes internetit (online), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal apo faturë tatimore, varësisht nga ajo se për kënd bëhet furnizimi. Për furnizimet të cilat bëhen për konsumatorin e fundit (personin fizik jo-afarist), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal, ndërsa kur furnizimi bëhet për biznesin (personin fizik afarist apo personin juridik), furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore”.

Lexo edhe:
Mijëra euro gjoba nga ATK, sfidë mbetet numri i madh i bizneseve të pafiskalizuara

Gjithashtu ATK thotë se çdo qytetar, për të qenë në gjendje që të ushtrojë të drejtat e tij si konsumator, është e rëndësishme të njihet me detyrimet e tij, ku njëra prej tyre është marrja e kuponit fiskal.

“Duke marrë kuponin fiskal, qytetarët marrin pjesë drejtpërdrejt në “luftimin” e ekonomisë së hirtë dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shtetit dhe të shoqërisë”.

/Shqip.com