Lajme

Atentati në Athinë: Vriten dy shqiptarë

Nga atentati i mbrëmshëm në Athinë, dy viktimat janë shqiptarë.

Një person me kapuç dhe maskë në fytyrë qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Organjas.

Siç raporton Abcnews.al, Çerçizaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes pasi u qëllua dy herë në kokë me armë zjarri, kurse Organja ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

Krahas kësaj, është plagosur edhe një 31-vjeçare ndërsa, personi që kreu krimin dyshohet të jetë shqiptarë.

Siç raportojnë mediet greke, njëri nga dy viktimat njihej për veprimtarinë e tij lokalet dhe baret e natës. Ai punonte si truprojë në magazinat e natës, ndërsa koordinonte një rrjet banditësh – Kreshnik Çerçizaj, është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje.

Ndërsa, sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Por çdo gjë tregon se atentati ka të bëjë me larje hesapesh, pasi 41-vjeçari rezulton të jetë persona i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike.

/Shqip.com