Rozë

“Ata të dy janë shokë të ngushtë”, Monika tregon sekretin e Donaldit dhe Ilirit

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj shpesh me veprimet e tyre karshi njëri tjetrit kanë lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka shumë miqësi.

Madje, ata pothuajse çdo prime gjejnë arsye që të zihen me njëri tjetrin dhe të kundërvihen ashpër.

Shpesh për këta të dy kanë diskutuar edhe banorët e shtëpisë, aktorja Monika Lubonja, e cila pak ditë më parë tha se do të rrinte me të dy duke mos mbajtur anën e askujt, sot ka befasuar fansat e emisionit fjalët e saj.

Teksa po rrinte me Ilirin dhe Arbrin ajo thotë se Donaldi dhe Iliri janë shokë të ngushtë dhe se kjo është thjesht lojë mes tyre.

“Këta janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, kjo është një lojë e tyre. E ke vënë re kur fillojnë e flasin kot. Ky është Donald, ai është Ilir. Janë dopio këta.”- thotë ajo teksa të tre qeshin.

Për publikun jashtë, kjo lidhje mes tyre shpesh është parë edhe si diçka fallco, dhe se e gjithë kjo është duke u bërë për famë e për lojë. /SHQIP.com