Lajme

Nesër varroset Astrit Ademaj që u vra mbrëmë në Pejë

Astrit Ademaj

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj, i cili u vra të mërkurën mbrëma në Pejë, do të varroset nesër, e premte.

Lajmin për varrimin e tij e ka bërë të ditur anëtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, duke njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 14:00.

“Varrimi bëhet në varrezat e Katundit të Ri, në Pejë! Shpirti i tij dritë pastë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe:
Prokuroria nuk jep detaje për motivin e vrasjes së dyfishtë në Pejë

Ademaj ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, ndërsa u vra gjatë të shtënave me armë zjarri bashkë me ish-kandidatin e kësaj partie për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, ndërsa një tjetër u plagos.

Dy ish-bashkëpartiakët, Ademaj dhe Kadriaj, dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./SHQIP.com