Lajme

I plagosuri nga vrasja e dyfishtë në Pejë ndalohet për 48 orë

Foto nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë

Avni Ademaj, vëllau i Astrit Ademajt, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, është në ndalim prej 48 orësh.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se në bazë të kohës ligjore, ndaj tij do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

“PO i njëjëti gjendet në ndalim prëj 48 orësh me urdhër të Prokurorit. Besoj që brenda afatit ligjor  prokurori do të bëjë kërkesë ëpr sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”, tha Nikçi për Shqip.com.

Tutje, ai tha se ende nuk ka ndonjë informacion nëse i dyshuari është liruar apo jo nga Spitali.

Lexo edhe:
Prokuroria nuk jep detaje për motivin e vrasjes së dyfishtë në Pejë

Ndryshe, në mbrëmjen e së mërkurës, në Pejë, mbetën të vdekur Blerand Kadrijaj dhe Astrit Ademaj, si dhe i plagosur mbeti vëllau i këtij të fundit, Avni Ademaj./Shqip.com