Sport Shqiptar

Astera Tuhina bën një hap të madh në karrierë

Astera Tuhina

Astera Tuhina ka bërë një hap të madh në karrierë.

Basketbollistja kosovare ka nënshkruar me Washington State, ku do garojë në NCAA Divizion 1, shkruan Shqip.com.

Por, në Amerikë ajo do fillojë të luaj nga sezoni i ardhshëm dhe deri atëherë do të vazhdojë të luajë në Spanjë, te skuadra Deportivo Promete.

Për afrimin e saj në Washtingtom është shprehur shumë e lumtur edhe trajnerja e kësaj skuadre, Kamie Ethridge.

“Ajo ka pasion, këmbëngulje, ashpërsi dhe një përpjekje të pamëshirshme për të bërë gjithçka që duhet që ekipi i saj të ketë sukses. Ajo mund të gjuajë për 3 pikë dhe ajo është shumë kreative në lëvizjet e saj drejt koshit. Ajo do të jetë një shtesë e shkëlqyer për familjen tonë”, tha Ethridgë ndër të tjera.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "ASTERA TUHINA PRISHTINA, KOSOVO 打 he SIGNED WASHINGTON STATE WOMEN'S BASKETBALL COUGARS 21 GUARD / 2022"
Njoftimi për transferimin e saj në Amerikë

Tuhina është vetëm 17 vjeçare dhe konsiderohet si njëra nga talentet më të mëdha që Kosova ka pasur në vitet e fundit në basketboll.

Ajo ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kosovës, si dhe ka debutuar për Kosovën A në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.

Në këtë debutim të saj në ekipin A, ajo mori vëmendje të madhe, pasi ishte basketbollistja më e re në atë kompeticion. /Shqip.com