Asnjë shenjë nga Denis Suarez

Kanë kaluar pesë xhiro në La Liga.
Por, Denis Suarez e ka djersitur ende fanellën e Celta Vigos.
Mesfushori spanjoll – ka probleme me presidentin e klubit – dhe si pasojë e kësaj, ai nuk po lejohet madje – as në strvitje me grupin.
Ndonëse – në tri sezonet e fundit – ka qenë ndër futbollistët kryesorë të kësaj skuadra – ai nuk po lejohet as të stërvitet me grupin.
Suarez ka zhvilluar 38 ndeshje të La Ligës në kampionatin e kaluar, teka shënoi katër gola dhe asistoi gjashtë herë.
Ish-lojtari i Barcelonës – vlen dhjetë milionë euro në tregun e transferimeve – sipas “Transfermarkt”.
Ai njihet për kontrollën e mirë të topit, qetësinë dhe aftësinë për të krijuar shansa shënimi për bashklojtarët.
Kontrata me Celtan i skadon në qershorin e vitit 2023./Shqip.com