Ashtu siç paralajmëroi Shqip.com, Fabjan Beqja edhe zyrtarisht largohet nga Kosova
Publikuar:
(04.01.2023 18:08:22)

Mbrojtësi Fabjan Beqja është zyrtarisht futbollist i Flamurtarit.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi vlonjat përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Beqja në edicionin e fundit ka qenë pjesë e Gjilanit.
Ditë më parë Shqip.com e zbuloi lajmin se ai është larguar nga klubi kosovar.
Ndryshe, Flamurtari i kanë uruar mirëseardhjen duke postuar edhe një foto të tij me fanellën e re.
Rikujtojmë që Beqja ka luajtur për Teutën, Besën dhe ekipin kosovar Gjilani.
/Shqip.com