Sport Shqiptar

SC Gjilani po përjeton ditë të rënda, vjen largimi i radhës

SC Gjilani po përjeton ditë të rënda.

Pas largimit të trajnerit Zekirija Ramadnai, kanë nisur që të largohen edhe futbollistët bazë të skuadrës.

Lojtari i radhës që është larguar nga SC Gjilani është mbrojtësi Fabjan Beqja.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Shqip.com pranë klubit nga Anamorava.

Beqja është 28-vjeçar dhe Gjilanit iu bashkua në vitin 2021 nga Teuta e Durrësit.

Pritet që Beqja ta vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër të Kampionatit Shqiptar.

/Shqip.com