Sport Ndërkombëtar

Asensio nuk e përjashton mundësinë për t’u transferuar në Barcelonë

Marco Asensio

Kontrata me Real Madrid i skadon në verën e vitit 2023.

Teksa – së fundmi ka rënë në radarin e Barcelonës.

Marco Asensio nuk e ka përjashtuar transferimin te skuadra katalunase – në të ardhmen.

“Nuk e di nëse Barcelona më dëshiron. Ka thashetheme në shumë klube, është normale”, tha ai fillimisht.

Teksa, shtoi se “asnjëherë nuk kam menduar për të ardhmen te Barça, nuk e kam vlerësuar… kështu që nuk e di! Për momentin, nuk mund të përgjigjem”.

Asensio është pjesë e madrilienëve – që nga sezoni 2016-2017 – dhe i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në nivel ekipi.

Ai njihet për goditjet e forta me këmbën e majtë – teksa së fundmi është ftuar edhe nga kombëtarja spanjolle./Shqip.com