Art Jetese

Artikujt thelbësorë në veshjet e dimrit

Veshjet e dimrit jo gjithmonë është e lehtë për t’i zgjedhur dhe kombinuar.

Por, stilistët dhe ekspertët e modës rekomandojnë se sekreti i veshjeve të dimrit është të dini se cilat  janë thelbësore për të krijuar një pamje të rafinuar, në çdo rast.

Living, ka renditur disa nga veshjet e domosdoshme të këtij dimri.

Palltoja kamel

Në tërësinë e rrobave të dimrit, palltoja është më e gjithanshme për gjërat që vesh sipër. Një model i gjatë me ngjyrë neutrale është perfekt për t’i bërë veshjet e përditshme të duken shumë bukur, madje të kombinueshme edhe me kostume sportive.

Ngjyra kamel (ose ngjyrë deveje) është një aleat i përsosur që mund t’ju shoqërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje për të krijuar veshje me stil që sfidojnë temperaturat e ulëta.

Pulovra e bardhë

Modeli Aran, me gërsheta, në lesh kashmiri ose të lëmuar, me golf ose me jakë të rrumbullakët.

Xhaketa e zezë serioze

Prerja mashkullore i përshtatet edhe pamjes më femërore, sidomos kur e kombinoni me një minifund apo çizme të zeza. Sipër saj mund të vishni pallto apo diçka më të trashë.

Xhinse të drejta

Xhinset ju japin mundësi për t’u kombinuar me bluza të ndryshme . Dhe nuk dalin kurrë nga moda njëpalë çizme të zeza pas këmbës, që duken bukur poshtë xhinseve.

Fustan treçereksh

Një model me ngjyrë të errët, një model me një nuancë natyrale apo edhe një fustan i zi. E gjithë bukuria qëndron në kombinimin e këtyre artikujve me stil, duke i kushtuar vëmendje detajeve.