Sport Ndërkombëtar

Arthur Melo – objektiv i Arsenalit për merkaton e janarit

Arthur Melo

Në “Camp Nou” filluan ta quanin “Xavi i ri”, por rrugët me katalunasit i ndau pas vetëm dy sezoneve.

Arthur Melo e kishte zgjedhur Juventusin, ku u mendua se do mbulonte boshllëkun e lënë nga Miralem Pjanic. Por, paraqitjet e tij kanë qenë shumë larg ngë pritshmëritë.

Mesfushori brazilian tashmë është i lidhur me një transferim te Arsenali.

Fabrizio Romano shkruan se “pas takimit mes agjentit të tij dhe Arsenalit sot, Juventusi kërkoi huazim 18 muaj plus opsionin e blerjes për ta lënë Arthurin të largohej.
Arsenali ka ofruar vetëm një huazim direkt deri në fund të sezonit aktual. Lojtari i etur për lëvizje – por asgjë nuk është pajtuar ende”

I njohur për kontrollën e mirë të topit, Arthur mund të jetë një ndihmesë e madhe për londinezët – të cilët janë të njohur për lojë të bukur dhe të shpejtë.

Por, problem qëndron në faktin se “Zonja e vjetër” nuk dëshiron që ta lë lojtarin të largohet pa e gjetur një zëvëndesues të tij.

Melo ka zhvilluar 14-të ndeshje në të gjitha kompetionet për skuadrën nga Torino – në këtë sezon, teksa nuk ka arritur të lë shenja me gola apo asistime

Juve Midfielder Arthur Recovering From Leg Injury; Will Be on the Bench  Against Lazio | The Laziali
Arthur Melo

Arthur ka kontratë me Juventusin – deri në vitin 2025, teksa vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 25 milionë euro. ./Shqip.com