Sport Ndërkombëtar

Arteta me batutë interesante para ndeshjes me Liverpoolin

Arsenalin nesër e pret një test i vështirë. Kryesuesit e Premier League, në orën 17:30 do të sfidojnë Liverpoolin në “Anfield”, stadium ku për herë të fundit kanë fituar në vitin 2012.

“Ne e dimë që kemi një mundësi të madhe. Në ‘Anfield’ mund të bëjmë atë që nuk kemi arritur të bëjmë për vite me radhë”, deklaroi Mikel Arteta.

Trajneri i Arsenalit e ka të qartë rëndësinë e madhe të kësaj ndeshjeje. “Është detyra jonë t’i përgatitim lojtarët për këto lloj sfidash. Nuk duhet të trembemi aspak”.

Në fund një batutë në lidhje me atmosferën e zjarrtë dhe armiqësore me të cilën do të përballet ai dhe djemtë e tij: “Nuk mund të stërvitesh në kopsht zoologjik dhe më pas të dielën të zbarkosh për të luajtur në xhungël”.

Arsenali kryeson kampionatin anglez me 72 pikë, tetë më shumë se Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës ka luajtur një ndeshje më pak.

/Shqip.com