Art Jetese

Arsyet pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

Dhimbja e këmbëve nuk është e pazakontë nëse keni qëndruar në këmbë për shumë orë sepse keni pasur një ditë jashtëzakonisht aktive.

Por nëse vazhdimisht vëreni se i ndjeni këmbët e rënduara dhe të fryra, ju mund të keni të bëni me një problem shëndetësor.

Fajtorët e mundshëm mund të jenë të shumtë dhe disa mund të lidhen me problemet në venat tuaja.

Më poshtë se çfarë mund të bëni për ta lehtësuar gjendjen tuaj.

Sindroma e këmbëve të lodhura

Sipas ekspertëve të shëndetit kjo sindromë mund të krijojë ndjesi të pakëndshme dhimbjeje ose pulsimi që largohen vetëm kur lëvizni këmbët. Shqetësimi është më i zakonshëm gjatë natës kur jeni ulur ose shtrirë.

Po stërviteni shumë

Nëse vazhdimisht i ndieni këmbët të rënduara ose të ngurta e të lodhua, dhe nuk ndiheni mirë edhe pas pushimit, mund të keni të bëni me sindromën e mbi stërvitjes.

Ajo karakterizohet nga ndjesia e lodhjes ose e djegies së bashku me përkeqësimin e performances tuaj dhe mund t’i ndodhë kujtdo që e tepron me stërvitjen.

Keni Limfedemë

Problemi buron nga grumbullimi i lëngjeve të tepërta limfatike, i cili shkakton ënjtje dhe rëndesë. Mund të ndodhë në këmbë ose në krahë dhe më së shpeshti shfaqet tek personat që i janë nënshtruar operacionit, rrezatimit ose kimioterapisë. Në disa raste mund të preken edhe persona që janë të shëndetshëm.

Obeziteti

Obeziteti mund të ushtrojë presion shtesë mbi venat tuaja, gjë që mund të rrisë rrezikun për probleme si venat dhe si pasojë të shkaktojë rëndesë të këmbëve.

Keni të bëni me një problem me shtyllën kurrizore

Mangësia në vlera ushqyese

Nivelet  e ulëta të vitaminës D, magnezit dhe vitaminës B12 mund të shkaktojnë dhimbje në këmbë ose një lloj rëndese.

Mbështetja e këmbëve në një jastëk mund të ndihmojë që gjaku ose lëngjet e grumbulluara të largohen nga këmbët dhe të lehtësojnë ënjtjen.