Art Jetese

Arsyet pse është e vështirë të humbisni peshë gjatë vjeshtës

Gjatë stinës së verës, njeriu është në një formë më të mirë fizike për shkak të konsumit të lartë të frutave dhe ujit por edhe aktivitetit fizik që vjen më natyrshëm falë ditëve të gjata plot diell.

Ndërkaq, gjatë vjeshtës rënia nga pesha është më e vështirë.

Në verë të vjen natyrshëm të porosisësh sallatë. Kur vjen vjeshta, rrjetet sociale janë të mbushura me ngjyrat e saj, triko, zjarre, pije të ngrohta, ëmbëlsira dhe brumëra.

Ekspertët thonë të hani shumë mollë në vjeshtë sepse është e pasur me fibër dhe tërshërën ta shoqëroni edhe me kungullin e verdhë.

Ata po ashtu rekomandojnë të tregoni kujdes dhe të vendosni objektiva për sasinë e ëmbëlsirave dhe karbohidrateve që do të hani çdo ditë.  Bëni një plan dhe ndajeni me miqtë në mënyrë që ata t’ju ndihmojnë në realizimin e tij.

Ka shumë njerëz që në ndryshimin e stinëve ndërmarrin masa drastike kufizuese të ushqimit për të rënë nga pesha. Kjo është shumë e gabuar. Nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi, por ta përmirësoni regjimin tuaj ushqimor.

Në vend të byrekut në mëngjes, hani tërshërë. Hani më shumë fruta e më pak bukë, hani bollshëm në mëngjes e më pak në darkë, hani më shumë sallata e perime. Edhe nesë ju shkon mendja për diçka të ëmbël, mos e kufizoni veten por as mos e teproni.