Art Jetese

Arsyet përse ju pulson veshi – kurat dhe trajtimet natyrale

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni në mëngjes duke dëgjuar pulsime në vesh.

Një zhurmë e tillë është shumë më kumbuese kur jeni në qetësi por nuk dëgjohet nga të tjerët.

Në këtë rast kemi të bëjmë me tinitusin, një zhurmë që vjen në formën e fishkëllimës, tingëllimës, gjëmimit, kumbimit apo pulsimit.

Ndonjëherë dëgjohet në njërin vesh dhe herë të tjera në të dy veshët.

Ky pulsim është pasojë e një qarkullimi të keq të gjakut në zonën e qafës apo kokës.

Shkaqet më të zakonshme të tinitusit

Humbja e dëgjimit

Në këtë rast kemi të bëjmë me një infeksion ose inflamacion të veshit të mesit apo akumulim të lëngjeve në këtë zonë.

Humbja e dëgjimit në këtë rast intensifikon zhurmat e brendshme siç janë: frymëmarrja, përtypja apo qarkullimi i gjakut në vesh, shkruan Agroweb.

Humbja e dëgjimit e bën më të lartë ndjeshmërinë ndaj gjakut që qarkullon në dy enët më të mëdha të gjakut që kalojnë nëpër secilin vesh.

Problemet me arteriet

Akumulimi i yndyrnave në arterien karotide mund të krijojë një lloj turbullimi të qarkullimit të gjakut që manifestohet me zhurmën e pulsimit.

Tensioni i lartë i gjakut

Kur tensioni i gjakut është i lartë, qarkullimi i tij në arterien karotide bëhet më i turbullt.

Arteriet karotide janë enë gjaku të vendosura në të dy anët e qafës dhe sigurojnë furnizimin me gjak të kokës.

Ato ndahen në arterie të brendshme karodite dhe arterie të jashtme karotide.

Arteria e jashtme karotide siguron furnizimin me gjak të fytyrës dhe qafës, ndërsa arteria e brendshme karotide furnizon trurin me gjak.

Çrregullimet me enët e gjakut

Çrregullimet e ndryshme me enët e gjakut shpesh shkaktojnë zhurmën e pulsimit në vesh.

Në disa raste të rralla, ky problem shkaktohet edhe nga një tumor i enëve të gjakut në zonën e pasme të veshit.

Disa zgjidhje tradicionale për lehtësimin e infeksioneve dhe problemeve të veshit

Kripa 

Ngroheni një gotë kripë në një tigan mbi nxehtësi të ulët për disa minuta. Vendoseni kripën e nxehtë në një leckë dhe mbylleni si kompresë.

Kur është e nxehtë, vendosni kompresën me kripë në veshun e prekur për 5 deri në 10 minuta.

Ngrohja nga kompresa do të ndihmojë në nxjerrjen e lëngjeve nga veshi dhe lehtësimin e ënjtjes dhe dhimbjes.

Uthulla e mollës 

Për të eliminuar mikrobet që shkaktojnë infeksionin e veshit, uthulla e mollës është një zgjidhje e mirë.

Kompresa me ujë të ngrohtë

Sa më shpejt që të jetë e mundur, aplikoni disa kompresa të nxehta në veshin e infektuar. Kjo do të lehtësojë disa nga dhimbjet dhe gjithashtu do të parandalojë rritjen e infeksionit.

Njomni një copë të pastër në ujë të ngrohtë dhe pastaj vendosni kompresën në veshin e infektuar. Mbajeni pesë minuta, por jo më gjatë dhe pastaj përsëritni procesin sipas nevojës në intervale kohore 1-2 orëshe.