Art Jetese

Arsyet përse diabetikët duhet të përdorin vitaminën D

Një nga vitaminat që luan rol kryesor në balancimin e sheqerit në gjak dhe në prodhimin e insulinës është vitamina D.

Studimet e fundit të publikuara pohojnë se kjo vitaminë ndihmon me para diabetin.

Të gjithë pacientët me para diabet nëse marrin këtë suplement arrijnë që të parandalojnë kalimin e sëmundjes në diabet të tipit dy.

Kërkimet treguan se vitamina D ul edhe inflamacionin duke ndihmuar trupin të jetë i shëndetshëm.

Vitamina D faktikisht është një pro-hormon, ndaj dhe lidhja me insulinën është goxha e fortë.

Kjo vitaminë është e vështirë që të merret përmes ushqimeve ndaj dhe këshillohet në formën e kokrrave suplementare.