Art Jetese

Arsyet e pazakonta përse ndiheni të plogësht edhe kur gjumin e bëni të plotë

Nëse e pyesni veten shpesh se pse deri ne fund të orarit të punës , energjitë ju shterojnë, e nuk keni më fuqi për asnjë aktivitet tjetër, mund të ketë shumë arsye.

Ju mund të dini disa, si mos ngrënia e mëngjesit, mungesa e gjumit, lodhja, por këtu do të lexoni disa arsye të tjera se përse nuk jeni produktivë dhe energjikë.

Mungesa e hekurit

Qelizat tuaja kanë nevojë për oksigjen për të mire funksionuar. Në këtë pikë, një lëndë ushqyese jetike për trupin është hekuri, minerali që transmeton oksigjenin në qelizat e gjakut. Mungesa e këtij minerali bën që qelizat të përballen me mungesë oksigjeni e kësisoj të hasni probleme me përqendrimin e jo vetëm.

Konsumimi i pamjaftueshëm i ujit

Nuk ka dyshim se uji është jetik për çdo organ e sistem të trupit. Në të vërtetë, kjo molekulë merr pjesë në çdo funksion e luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen në nivele optimale të energjisë suaj. 

Nëse nuk doni të ndiheni të plogësht e të pafuqishëm, thjesht ngrihuni dhe vendosni trupin tuaj lëvizje.

Bëni ushtrime kardiovaskulare siç janë ecja e shpejtë dhe vrapimi të paktën tre herë në javë për të rritur nivelet e energjisë suaj.