Sport Ndërkombëtar

Arsenali rimerr kryesimin e Premier Leagues

Fillimi i mirë i Arsenalit ka vazhduar edhe në përballjen kundër Brentfordit.

“The Gunners” triumfuan me rezultat bindës 3:0.

William Saliba e zhbllokoi rezultatin pas një asistimi nga Bukayo Saka.

Derisa për golin e dytë u përkujdes Gabriel Jesus, pas një asistimi maestral nga Granit Xhaka.

2:0 ishte edhe rezultati përfundimtar për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i skuadrës së Artetas.

Golin e fundit e shënoi Fabio Vieira, me Sakan qakan që ishte përsëri asistues.

Arsenali vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në Premier League, me 18 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara, kurse Brentford është në vendin e nëntë me nëntë pikë./Shqip.com