Sport Ndërkombëtar

Arsenali me ofertë 35 milionëshe për mbrojtësin e Ajaxit

Lisandro Martinez

Duelin mes Arsenal dhe United, duket se më së miri e ka kontkretizuar klubi londinez.

Me 35 milionë euro në tavolinë, tani mbetet në dorë të Ajax se a do e lë Lisandro Martinez të largohet.

Kështu bën të ditur mediumi Goal, dhe sipas tyre qendërmbrojtësi është shënjestër prioritet për Artetan.

Lisandro Martinez, Ajax

Në ndjekje të lojtarit është edhe Manchester United, por mbetet të shihet se a do të ofertojë 20 herë kampioni i Anglisë, dhe nëse po, cila do të jetë ajo.

Edhe pse trajneri i ‘Djajve të Kuq’ ka përparësinë e bashkëpunimit me argjentinasin, United duken të pavendosur mes Martinezit dhe Timberit.

Lexo edhe:
Treshja e Ajax dhe De Jong i Barçës janë dëshirat e Ten Hag

Nga ana tjerër, Arsenal po kërkon skuadër të komponuar para fillimit të sezonit të ardhshëm, në mënyrë që të konkurrojë dhe të zë vend në top-katëshen që çon në Ligën e Kampionëve.

Lisandro Martinez, kombëtarja e Argjentinës

Përndryshe, Martinez është 24-vjeçar dhe është pjesë e klubit holandez që nga viti 2020, me të cilët edicionin paraprak ka zhvilluar 24 paraqitje në Eredivisie.

Kurse, ai ka bërë po ashtu shtatë ndeshje me kombëtaren e Argjentinës. /Shqip.com