Sport Ndërkombëtar

Treshja e Ajax dhe De Jong i Barçës janë dëshirat e Ten Hag

De Jong, Antony, Timber dhe Lisandro

Misioni i rindërtimit të “Old Trafford” fillon më këta lojtarë.

Klubi i Manchester United po ndjek katër futbollistë kyç këtë afat kalimtar të verës.

Emrat si De Jond i Barcelonës dhe Antony, Martinez dhe Timber mbeten prioriteti i Ten Hag, raporton Goal.com.

Antony dhe Jurrien Timber, Ajax

Trajneri holandez po shfrytëzon marrëdhënjet e mira më ish-klubin, për t’i kompletuar këto transfere.

Ajax mund të ‘mbyllin një sy’ duke bindur lojtarët ta zgjedhin Premierligën si destinacion i radhës, për aq sa i përket kompetencave të klubit, mirëpo mbetet në dorën e anglezëve të paguajnë paratë.

Çmimi i treshes nga Amsterdami mund të arrijë deri në 130 milionë euro, në bazë të vlerës së tyre në treg.

Lisandro Martinez dhe Erik ten Hag, Ajax

Ndërsa, vetë De Jong mund t’u nxjerrë afër 85 milionë sosh nga kuleta drejtuesve të United.

Kjo pasi e tillë është shuma që po kërkojnë katalunasit për ta lënë atë t’i paketojë valixhet.

Frenkie De Jong, FC Barcelona

Sido që të jetë, Erik ten Hag veçse ka shkarkuar shumë lojtarë, duke e liruar buxhetin e pagave për prurje të reja. /Shqip.com