Sport Ndërkombëtar

Arsenali gjunjëzon Bodo/Glimtin, Roma barazon me Real Betisin

Arsenali ka vazhduar me paraqitje të mira edhe në Europa League, derisa Roma është ndalur në një barazim me Real Betisin.

“The Gunners” siguruan një fitore të lehtë 3:0 ndaj Bodo/Glimtit.

Pjesa më e madhe e ndeshjes ka qenë gjithashtu në favor të nikoqirëve, me Fabio Vieira që iu afrua më së shumti golit, por gjuajtja e tij kaloi mbi traversë.

Mysafirët patën disa momente të lëkundshme gjatë pjesës së hapjes, të cilat përfundimisht çuan në depërtim.

Eddie Nketiah e zhbllokoi rezultatin për 1:0.

Dhe u deshën vetëm katër minuta që Topçinjtë të gjenin të dytin, pasi krosimi i Vieira gjeti Rob Holding në zonë dhe ai goditi me kokë për 2-0.

Dhe Vieira në minutën e 34 vulosi dilemën e fituesit.

Përballja tjetër ndërmjet Romës e Real Betis përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Vizitorët ishin kërcënuesit e parë pasi përpjekja e Nabil Fekir goditi shtyllën.

VAR e ktheu lojën mbrapsht dhe një top me dorë u thirr kundër mysafirëve.

Paulo Dybala më qoi topin në rrjet nga pika për 1-0.

Por epërsia e tyre nuk do të zgjaste për shumë, pasi Guido Rodriguez dhe super-goditja e tij mundi Rui Patrício për 1-1.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Roma mbeti edhe me një lojtarë më pakë, pasi Zaniolo u ndëshkua me të kuq.

/Shqip.com