Sport Ndërkombëtar

Arsenali e fiton derbin e Londrës ndaj Chelseas, Xhaka i plotë, aktivizohet edhe Broja

Arsenali ka triumfuar në derbin e Londrës kundër Chelseat dhe ka vazhduar kryesimin në Premierligë, shkruan Shqi.com.

“Topçinjtë” fituan 0:1 ndaj “Bluve” në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Gabriel ishte heroi i skuadrës së Mikel Artetës pasi shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 63-të.

Për Arsenalin luajti 90 minuta mesfushori shqiptar Granit Xhaka, kurse nga minuta e 43-të për Chelsean u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Me këtë fitore, Arsenali ka 34 pikë në pozitën e parë.

Chelsea është tani e shtata me 21 pikë.

Pas kësaj fitore, Topçinjtë e shohin veten në pozitën e parë me 34 pikë, ndërsa Blutë renditen në vendin e shtata me 21 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Arsenali udhëton te Wolverhampton Wanderers, ndërsa Chelsea luan në udhëtim te Newcastle.

/Shqip.com