Sport Ndërkombëtar

Arsenali dhe Manchester Unitedi, në garë për transferimin e Félix

Arsenali dhe Manchester Unitedi raportohet se janë klubet favorite për të nënshkruar me João Félix, i cili pritet të largohet në janar nga Atletico Madridi.

Sulmuesi portugez besohet se po e kërkon largimin pas prishjes së raporteve me trajnerin, Diego Simeone.

Sipas “Mirror”, dy klubet nga Premierliga po udhëheqin garën për të nënshkruar me të.

Ndërkohë, Atletico Madridi thuhet se është i interesuar vetëm për ta huazuar João Félix te një klub për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi spanjoll kërkon që të përfitojë 8 milionë euro nga një marrëveshje eventuale.

Ish-sulmuesi i Benficas ka kontratë të vlefshme me klubin nga Madridi deri më 30 qershor 2026.

Më herët është raportuar se Atletico Madridi kërkon 100 milionë euro për shitjen e plotë të João Félix.

/Shqip.com