Lajme

Arrijnë të shpëtojnë katër presona nga një ortek në Brezovicë

Malet në borë

Ekipi për kërkim – shpëtimi ka arritur që ti shpetojë katër persona nga një ortek në Brezovic.

Nga ky ekip kanë thënë për Shqip.com se nuk ka të lënduar edhe as viktima.

“Ka qenë e dyshimtë mos ka pas edhe ndonjë person, për momentin nuk ka të lënduar as asgjë. Është duke vazhduar kërkimi nga vullnetarët dhe ekipi për kërkim shpëtim për moment nuk është parë askush që ka mbet në borë”, u tha nga Ekipi për kërkim – shpëtim.

Pak ditë me parë, Shërbimi i kërkim – shpëtimit malor të Kosovës, kanë paralajmëruar se mund të ketë ortek pas reshjeve të borës.

Në këtë komunikatë ata gjithashtu kanë dhënë edhe disa këshilla për personat që skijojnë./Shqip.com

Lexo edhe:
Paralajmërohet rrezik për ortekë në Kosovë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor del me apel për qytetarët
Pamje nga Orteku në Brezovic