Lajme

Paralajmërohet rrezik për ortekë në Kosovë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor del me apel për qytetarët

Malet në borë

Është paralajmëruar se në zonat malore në Kosovë mund të ketë rrezik për lëshimin e ortekëve, pas reshjeve të fundit me borë të cilat janë përcjell me erëra të forta.

Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, kanë treguar se rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por eksiton edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndër pyjorë.

“Rrezikim ë i madh është sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri-perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur”, thuhet në njoftim.

Nga ky shërbim kanë apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë aktiviteve të tyre në zona malore.

-Mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit!

-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.

-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.

-Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm!/Shqip.com