Lajme

Arrestohet shqiptari në Skoci, prodhonte lëndë narkotike

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Skoci për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Bledjan Buci, sapo kishte dalë nga paraburgimi në fund të dhjetorit dhe arrestimi është kryer më datë 1 janar.

Autoritete skoceze kanë arritur të shkatërrojnë fermë e kanabisit në Nicolson të Greenock-ut, ku sekuestruan bimë me vlerë 163 mijë paund, raporton Greenock Telegraph.

I arrestuari Bledjan Buci, 28 vjeç, doli nga paraburgimi në gjykatën e sherifit në lidhje me zbulimin e “Vitit të Ri”.

Po ashtu, Buci akuzohet dhe për manipulim me matësin e energjisë elektrike.

/Shqip.com