Lajme

Arrestohet një person për dhunë në familje

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.

“Dje, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Doganaj të Kaçanikut ishte një rast i dhunës në familje.Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin Q.M (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili një ditë më parë shkak i një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar dhe kanosur bashkëshorten e tij F.M ( F/K) e moshës 22 vjeçare”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë.

/Shqip.com