Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se keqtrajtoj një fëmijë

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person në Prishtinë me dyshimin se e ka keqtrajtuar një fëmijë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

“Referuar pamjeve të datës 22.06.2022 të shpërndara nga mediat e ndryshme ku shfaqej keqtrajtimi i një fëmije nga ana e një personi të dyshuar, policia menjëherë ka reaguar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe operative me qëllim identifikimin të protagonisteve. Si rezultat i punës së pandalshme policore që nga shfaqja e pamjeve, sot është bërë i mundur identifikimi i protagonistëve të ngjarjes” thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit policor burri keqtrajtoi një fëmijë në parkun e Taukbahçes të mërkurën, derisa ndaj tij është iniciuar vepra “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

Po ashtu është bërë e ditur se në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari i rastit, dhe se policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” duke proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Shqip.com