Lajme

Arrestohet një person në Graçanicë, i gjendet mbi 800 gram heroinë

Droga e sekuestruar

Njësiti i antidrogës i Policisë së Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë, të cilit iu gjetën në automjet 835.4 gram substancë narkotike e llojit heroinë.

“Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e sektorit qendror të antidrogës në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operative sonte me datë 24.05.2022, në Graçanicë, kanë ndaluar një automjet të dyshuar VË CADDY ngjyrë e bardhë, me targa vendore dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasagjerit është gjetur një qese në brendinë e se cilës ishin dy paketime me ngjyrë të zezë që dyshohej të jetë substancë narkotike e llojit heroine”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se të dyshuarit me iniciale Sh.L i është bastisur edhe banesa në lagjen “ Dardania” në Prishtinë ku është sekuestruar një telefon.

Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar automjeti i të dyshuarit, heroina dhe katër telefona.

I dyshuari SH.L. është dërguar në mbajtje për 48 orë./Shqip.com