Lajme

Arrestohet një person, iu sekuestrohen rreth 3 mijë euro nën dyshimin si të falsifikuara

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin se është marrë me falsifikimin e parave.

Madje, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit iu janë gjetur dhe sekuestrar rreth tre mijë euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1×200 €, 12×100 €, 27×50 €, monedha të metalta 57×1 €, 16×2 €, 37×0.50 €, 45×0.20 €, 24×0.10 € dhe 20×0.05 €. Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara është 2869.90 € (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për monedhat euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje thuhet se i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas përfundimit të intervistës, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/Shqip.com