Lajme

Arrestohet një person, i vuri zjarrin pikës grumbulluese të mbeturinave

Një person i moshës së mitur  nga qyteti i Gjakovës është arrestuar nga Policia e Kosovës

Sipas raportit të Policisë i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Gjakovë pasi që dyshohet se i ka vënë zjarrin pikës grumbulluese të mbeturinave.

Ngjarja ka ndodhur gjatë datës 25 maj rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Shqip.com