Lajme

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim në qytetin e Ferizaj.

Kjo ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 18:50 në fshatin Dubravë të Ferizaj.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 18:50 në fshatin Dubravë të Ferizajt,  kanë arrestuar  personin e kërkuar me inicialet A.D (M/K), i moshës 47 vjeçar” thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se personi i arrestuar ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’  me dënim burgimi prej një (1 ) viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit./Shqip.com