Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për “vjedhje”

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person të dyshuar për vjedhje.

Deri te ky arrestim erdhi si pasojë se një person me inicialet M.K- shtetas i Serbisë ka raportuar dje Policisë së Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë komuna Dardanë dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3000 €.

Lidhur më këtë Drejtoria Rajonale e Policisë  së Kosovës, njësitet hetuese, nga stacioni policor në Dardanë, menjëherë kanë filluar hetimet.

Pas hetimeve, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë të dyshuarin për vjedhje.

“Njësia e hetimeve sot me datë 10.06.2022 kanë  arrit ta identifikojnë të dyshuarin serb shtetas i Kosovës S. N.  (1961) po nga i njëjti fshat si i dyshuar për këtë rast.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Arma e Konfiskuar

Sipas njoftimit, te i dyshuari S.N. janë gjete dhe konfiskuar paratë 3000€ dhe ju kanë kthyer pronarit legjitim, e po ashtu tek i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë.

Lidhur më këtë rast është konsultuar Prokurori i Shteti dhe me vendim të tij, ndaj të dyshimtit është ngritur kallëzim penal  “Vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”./Shqip.com