Lajme

Arrestohet një person, ishte në kërkim për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”

Policia e Stacionit në Ferizaj ka arritur që të arrestojë një person që ishte në kërkim.

Arrestimi i tij u realizuar pas marrjes së një informacioni intelegjent.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi kanë pranuar një informacion inteligjent, sot në orën 06:15 në fshatin Greme të Ferizajt, edhe përkundër përpjekjeve për ti ikur policisë, kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, me inicialet B.G (M/K) i moshës 36 vjeçar” thuhet në njoftim.

Personi i arrestuar ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i Paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’  me dënim burgimi prej dy (2) viteve .

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

/Shqip.com