Lajme

Arrestohet një person, dyshohet se i dërgoi 4.4 gramë narkotikë djalit të tij në Dubravë

Një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, pasi i njëjti dyshohet se përderisa  i ka dërguar rroba djalit të tij, i cili është vuajtje të dënimit, në to kishte futur një sasi prej 4.4 gram substancë narkotike.

Kështu është bërë e ditur në raportin e Policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se përderisa i kishte dërguar rroba djalit të tij i cili është në vuajtje të dënimit, në to kishte futur një sasi prej 4.4 gram substancë e dyshuar narkotike e cila është gjetur gjatë kontrollit dhe është sekuestruar nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuar vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës nën sigurimin e policisë.

/Shqip.com