Lajme

Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet për terrorizëm

Policia zvicrrane

Dy anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik janë arrestuar në Zvicër, si pjesë e një serie bastisjesh të koordinuara të policisë në Zvicrën perëndimore.

Njëri nga të dyshuarit është shtetas zvicerano-maqedonas dhe një shtetas kosovar.

Ata janë arrestuar nën dyshimin për mbështetje të organizatave të ndaluara terroriste., raporton albinfo.ch.

Katër shtëpi u kontrolluan në kantonet Vaud dhe Gjenevë të enjten pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (ZAP).

Terrorizmi i frymëzuar nga xhihadistët konsiderohet si një nga kërcënimet më të rënda për sigurinë e brendshme nga shërbimi i inteligjencës zvicerane./SHQIP.com