Lajme

Arrestohet një burrë, dyshohet se dhunoi një femër

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar një femër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vitisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com