Lajme

Arrestohet një 55 vjeçar, dyshohet se sulmoi seksualisht dy vajza të mitura

Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme ka arritur që të arrestojë një person të moshës 55 vjeçare.

Personi i arrestuar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të moshës së mitur.

“Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual. Rasti është raportuar rreth orës 16:00,  ku i dyshuari A. Sh.  mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina,  kishte ngacmuar dy të mitura”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ky është rasti i dytë brenda ditës pasa disa orë më parë alpinistja Mrika Nikçi përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook ka thënë se është sulmuar seksualisht nga ana e një personi në qendër të qytetit të Pejës./Shqip.com