Lajme

Arrestohet një 54-vjeçar në Prishtinë, te i dyshuari është gjetur heroinë

Ilustrim

Është arrestuar një person në Prishtinë (A.H; viti i lindjes 1968) nga Njësia për Përcjelljen e Personaliteteve të Rëndësishme në kuadër të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të Policisë së Kosovës,PK ka njoftuar se pas komunikimit me të dyshuarin, i njëjti deklaron se posedon substancë të dyshuar narkotike.

“Të dyshuarin Policia e kanë shoqëruar në Stacionin Policor Jugu dhe menjëherë është njoftuar drejtoria përkatëse e antidrogës (DHTN), të cilët iu janë përgjigjur rastit për hetim të mëtejmë.  Hetuesit e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN-së) pas zhvillimit të hetimeve dhe komunikimit me të dyshuarin, i njëjti pranon se në shtëpi posedon edhe substanca psikotrope ose analoge (përzierës)”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar:

Katërmbëdhjetë pikë nëntë (14.9) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë,

Katërqind e dymbëdhjetë (412) gram substancë psikotrope ose analoge (përzierës),

Dy (2) telefona celular,

Dhjetë (10) Euro të falsifikuara,

Treqind e njëzet e gjashtë euro e pesëdhjetë cent (326.5 Euro) para.

“I dyshuari është shoqëruar në zyrat e antidrogës në Prishtinë për intervistë në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me Prokurorin, iniciohet rasti “Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Falsifikimi i parasë” sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet tutje në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore-Departamentit i Krimeve të Rënda në Prishtinë i dyshuari pas intervistimit dhe kontrollimit mjekësor është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë./Shqip.com