Lajme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Vërmicë të Prizrenit

Policia e Kosovës

Është arrestuar një person i dyshuar për vrasjen që ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Vërmicë të Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është shtetas Sirian dhe ishte gjetur i plagosur rreth orës 16;00 të së shtunës.

“Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull shtetas Sirian i cili ka qenë në trajtim mjekësorë pas përfundimit të tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK.

Gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjet ekipi i Krim teknikes kanë gjetur një armë zjarri, një karikator me gjashtë fishek, një telefon dhe disa gëzhoja.

Lexo edhe:
I plagosur edhe një 16 vjeçar sirian, policia jep detaje për vrasjen e rëndë në Vërmicë