Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në rajonin e Prizrenit

Foto e ilustruar

Polici e Kosovës njofton se të premten ka arrestuar dy të dyshuar për dy raste të ndara të zjarrëvnies në rajonin e Prizrenit.

Njëri rast ka ndodhur më 09.08.2021, rreth orës 14:20, në Rrugën e Flamurit.

Policia thotë se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar për lokalizim zjarri.

“Pas veprimeve operativo – taktike që policia i ka bërë rrethanave të ngjarjes e për mes sigurimit te incizimeve te kamerave te sigurisë sot me 13.08.82021, ka identifikuar të dyshuar, M.S, 21 vjeç.

Ndaj tij me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Zjarrvënie” dhe “Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm”.

Me urdhër te Prokurorit te Shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, policia njofton se të premten rreth orës 09:17, ka marrë informatën se në fushat e Mamushës e në drejtim të fshatit Neprebisht, Komuna e Suharekës ka një zjarr fushor.

“Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vend ngjarje. Veprimet e para hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e një të dyshuari, K H 57 vjeç, i cili ka ndezur një zjarr në shkurre dhe përkundër që zjarri ka dalë nga kontrolli, fatmirësisht është lokalizuar shpejt”, thuhet më tej në njoftim.

Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar rastin “Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm “. Dhe i dyshuari shkon ne procedurë të rregullt për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Policia e Kosovës, ju bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes, që në asnjë rast mos të ndezin zjarre dhe të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si do të sillen ndaj ambientit me rrezik për përhapje të zjarreve. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme, apo nga neglizhenca”./SHQIP.com