Lajme

Arrestohet burri në Prishtinë, u pa në një video duke shtënë me armë

Një burrë në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që është parë në një video duke shtënë me armë automatike.

Siç ka njoftuar PK-ja, organet kompetente kanë marrë masat e nevojshme duke bërë identifikimin e të dyshuarit.

“Si rrjedhojë e hetimit të rastit të datës 01.01.2023, me ç’ rast në rrugën “Enver Berisha” në Prishtinë, një i dyshuar shihet në video xhirime duke shtënë me armë automatike, është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarit si dhe gjetja e armës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari është një 42 vjeçar të cilit iu është konfiskuar arma, një fishek dhe një karikator.

“Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar:  Një armë automatike AK 47,një copë fishek, si dhe një karikator.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet E. K, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

/Shqip.com