Lajme

Arrestohet burri në Ferizaj, sulmoi një të mitur si dhe i kishte drejtuar armën

Një person është arrestua nga Policia e Kosovës në Ferizaj pasi i njëjti dyshohet se po sulmonte një të mitur me armë në dorë.

Siç ka njoftuar  Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, thuhet se ata kanë intervenuar duke e larguar armën nga i dyshuari i cili ja kishte drejtuar viktimës.

“Një person me inicialet A.S ( M/K) i moshës 14 vjeçar ishte sulmuar nga një person tjetër me inicialet G.H ( M/K) i moshës 38 vjeçar. Policia e stacionit në Ferizaj, policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes e cila ishte në proces. Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë, duke shmangur rrezikun e drejtpërdrejt, policët arrijnë që nga i dyshuari G.H të ia heqin nga dora armën e zjarrit, i cili e kishte të drejtuar kundrejt viktimës A.S dhe ta arrestojnë atë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Tutje, PK-ja ka njoftuar se si prova materiale janë konfiskuar arma e zjarrit së bashku me karikatorin me katër fishek si dhe në mjetë i mprehtë.

“Si prove materiale policia ka konfiskuar: një armë të zjarrit (pistoletë),një karikatorë me katër fishekë dhe një mjetë të mprehtë i kombinuar (dara)”.

Ndërsa, sipas PK-së i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Shqip.com