Arrestohen tre persona pas një përleshje në Mitrovicë
Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë pas një përleshje me thikë që ka ndodhur pasmesnatën e 1 janarit.
Policia bën të ditur se nga kjo përleshja kanë mbetur të lënduar tre persona të tjerë, ndërsa njëri prej tyre është dërguar për tretman të mëtejshëm në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, përcjell Shqip.com.
“Nga informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes tre persona meshkuj kosovar kishin mbetur të lënduar të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë’.

‘Pas tretmanit mjekësor njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK, ndërsa dy të lënduarit tjerë janë liruar në shtëpi. Sipas autoriteteve mjekësore të lënduarit lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftim.
Më tej, policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, me ç ‘rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, të cilëve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit./Shqip.com